INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me Marinën dhe Getoarin?! [FOTO]

Çfarë po ndodh me Marinën dhe Getoarin?! [FOTO]

Publikuar më: 20:01 10-02-2017

Pas bërjes publike të lidhjes së tyre, Marinën dhe Getoarin i shihnin të fotografuar në çdo vend bashkë. Madje nuk do të gënjenim nëse themi se u bënë edhe dyshja e preferuar e shoëbiz-it. Por siç duket, dy zogjtë e dashuruar janë në prag të ndarjes, ose ndoshta i kanë ndarë rrugët. Të paktën kështu janë shprehur burime të afërta me çiftin për magazina.al.

E për t’i shtuar më shumë dyshimet për një krizë të çiftit, vlen të përmendet fakti se  kohë më parë ata publikonin fotografi bashkë nga pushimet, por tani u bë një kohë e gjatë që ata nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale.

Postimi i fundit i Marinës në Instagramin e saj, ku shfaqet bashkë me Getin është rreth 14 javë më parë, dhe mos të harrojmë se moderatorja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa Geotari ka hedhur një fotografi me Marinën rreth 4 javë më parë.

Le të presim një reagim të tyre lidhur me këto lajme. Shpresojmë që të reagojnë me foto!

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258