INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me Meghan Markle? Videot e çuditshme bëhen virale në internet

Çfarë po ndodh me Meghan Markle? Videot e çuditshme bëhen virale në internet

Publikuar më: 18:19 07-07-2018

Vetëm dy muaj pas martesës së saj mbretërore, Meghan Markle duket se ka adaptuar një mënyrë të foluri të re që për shumë njerëz duket e çuditshme.

Dukesha e Sussex po përshëndeste njerëzit gjatë një shëtitje në Cheshire me Mbretëreshën Elizabeth në qershor, kur u vu re një theks i ri, anglez në të folurën e saj.

Në video, 36-vjeçarja e lindur në Kaliforni mund të dëgjohet duke prezantuar veten dhe duke diskutuar me turmën mbi motin me një theks që duket të jetë anglez dhe nuk u desh shumë kohë që videoja të bëhej virale.

Shumë njerëz kanë debatuar mbi këtë ndryshim. Disa e mbrojnë dukeshën duke thënë se është më se normale që ajo të adaptojë një theks anglez duke qenë se ajo po jeton tani me një familje angleze, disa të tjerë komentojnë duke thënë se ajo duket fallco dhe e çuditshme me një theks të tillë. 

Article Logic
Execution time: 0.0039749145507812