Ndryshime të shumta duket se do të ketë këtë sezon të ri "Portokallia". Pas largimit të përfolur të Xhemit dhe Salsanos, dy aktore të tjera thuhet se do largohen gjithashtu nga spektakli. Burime për “Revista Who” tregojnë se aktorja e njohur Renada Caci, e njohur për rolin e "Luzes", ka vendosur të largohet pas shumë vitesh punë në "Portokalli". Këtë lajm e ka konfirmuar dhe vetë Renada, duke u shprehur se nuk do të mungojë për shumë gjatë në ekran.
Po ashtu të njëjtat burime zbulojnë për "Who" se edhe Egla Ceno nuk është më pjesë e “Portokalli”, edhe pse disa ditë më parë u pa në videon e Rezart Veleshnjës.