Gruaja e kampionit 7 herë të Formula Uno, Michael Schumacher, ka blerë së fundmi një rezidencë plot 35 milion dollarëshe në Spanjë.
Rezidenca përmban dy pishina gjigande, një oborr të madh, një vile për miqtë dhe pamje marramendëse nga deti.
Familja e Schumacer ka qëndruar në heshtje për gjendjen e pilotit që nga aksidenti i tij me ski në vitin 2013.
Pas aksidentit Michael qëndroi në koma për 6 muaj pasi pësoi një dëmtim të madh në tru. Që atëherë të vetmetdeklarata të bëra zyrtare nga familjarët e tij kanë qenë se kampioni i Formula Uno nuk mund të ecë. Që atëherë nuk dihet më asgjë për të.