INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me ta? Nga planet për dasmë te marrëdhënia me Keisin, Stresi i thotë të gjitha: Nëse vajza është…

Çfarë po ndodh me ta? Nga planet për dasmë te marrëdhënia me Keisin, Stresi i thotë të gjitha: Nëse vajza është…

Publikuar më: 12:31 03-11-2020

Stresi dhe Keisi po përjetojnë një lidhje në distancë dhe për këtë arsye, shpesh herë është aluduar për një ndarje mes tyre. Ditën e djeshme, ai ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku vendosi të flasë rreth thashethemeve të fundit dhe tregoi se nuk është ndarë kurrë nga partnerja e tij.

Për më tepër, reperi zbuloi se kanë pasur në plan edhe dasmën, por pandemia u prishi planet.

“Kurrë nuk jemi ndarë. Kemi pasur në plan edhe dasmën, por pandemia na i prishi planet dhe tani na i kanë ndaluar edhe me dasht. Rëndësi ka që jemi bashkë më të fortë se kurrë.

Nga eksperienca ime arrita në përfundimin se është shumë e vështirë që të gjesh një vajzë si Keisi. Unë gjyshin e kam 92 vjeç dhe e pyes një ditë: ‘Si është puna e kësaj gruas?’. Dhe më tha: ‘Dëgjo, është fat. Nuk ka përshkrim tjetër.’ Edhe unë kam fat shumë të madh,”- u shpreh ai.

Reperi tha se Keisi dhe nëna e tij kanë një raport të shkëlqyer.

“Nëse vajza është 100% perfekte dhe ka një problem me nënën time nuk është gjë e mirë. Por unë kam një fat shumë të madh dhe s’më ka ndodhur kurrë.

Unë mendoj se vjehrra duhet të bëhet xheloze sepse Keisi e do shumë nënën time. Gjëja që kemi vlerësuar në lidhjen tonë më shumë janë familjet tona. Keisi ka një familje shumë të mrekullueshme,”- shtoi ai.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse nëna e tij nuk do e pëlqente Keisin, Stresi tha se patjetër do zgjidhte Keisin, nëse ajo do i kishte të gjitha gjërat që ai dashuron, por asnjëherë pa ndarë nënën nga vetja.

Article Logic
Execution time: 0.0049388408660889