INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me ta?! U larguan nga Përputhen, Fatjoni e Ana filmohen bashkë

Çfarë po ndodh me ta?! U larguan nga Përputhen, Fatjoni e Ana filmohen bashkë

Publikuar më: 11:38 10-02-2021

Ana dhe Fationi nisën një histori gjatë pjesëmarrjes së tyre në "Përputhen", por marrëdhënia mes tyre përfundoi me sherr. Megjithatë mesa duket ata kanë mbetur miq jashtë programit. Sot të dy janë filmuar në shoqërinë e njëri-tjetrit e bashkë me ta ndodhej edhe autorja e programit, Olsa Muhameti dhe gazetarja Erjona Rusi.

Në videon e publikuar nga Erjona, Fationi dhe Ana me humor thonë se u ka thënë Olsa të bëjnë kështu.

"Se ju kujtoni që janë zënë këta të dy, por nuk është e vërtetë, janë shumë shokë", shprehet Erjona.

Ndërsa Olsa e ka publikuar videon me përshkrimin "Çfarë po ndodh" duke lënë të kuptohet se Ana dhe Fationi janë bërë bashkë për një qëllim që na mbetet ta zbulojmë në vazhdim.

-640-0-6023171154e45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127