Në këngën e publikuar 1 vit e gjysmë më parë nga Getinjo, “Selfmade”, fansat mendojnë se një pjesë e tekstit është një diss ndaj Melindës. Nëse e dëgjoni me kujdes tani, mund ta kuptoni fare lehtë pjesën që supozohet se i “dedikohet” reperes.
Ndërkohë dje është publikuar bashkëpunimi i ri i Melindës me Gjikos, “x5”, ku duket se këngëtarja ka zgjedhur që t’i kthejë diss-in Getinjos, duke ndjekur skemën “Më mirë vonë se sa kurrë”. Sigurisht, ashtu si reperi, as Melinda nuk e përmend emrin e tij, megjithatë i drejtohet me pseudonimin që ai ka në Instagram.
Që në fillimin e pjesës së saj, Melinda përmend emrin “Pretty motherfucker”, të cilin Getinjo e mban në bio-n e tij.
Pas publikimit të këngës, Getinjo ka publikuar në Instastory një video ku bën sikur po e merr lemza, me nënkuptimin që dikush e ka përmendur. Mirëpo Getinjo ka folur për herë të parë dhe i ka vendosur pikat mbi “i” këtij muhabeti.
Reperi ka publikuar sërish në InstaStory një foto të tijën, duke sqaruar fansat se në fakt rreshtat e Melindës nuk janë për të.
“Qetësohuni, s’e ka pas për mu”- shkruan ai dhe nuk e dimë nëse të dy kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe e kanë sqaruar njëherë e mirë situatën.