Ishin dy, u bënë tre.
Pjesë e lojës “Flori-Liberta” tashmë është bërë edhe Arilena Ara. Kjo e fundit ka bashkëpunuar me producentin në këngën e fundit “Nallane 3” e cila po pëlqehet mjaftueshëm. Por afrimiteti i tyre ka nisur të interpretohet si diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim. Këtë e tregojnë edhe disa gjeste të tyre siç është ai i bërë së fundmi nga Flori teksa shpërndan faqen e Instagramit të kënëgtares ku i fton të gjithë ta ndjekin.
Megjithëse të gjithë u bënë konfuzë nëse Flori i kishte dhënë fund lidhjes me Libertën për të nisur një të re me Arilenën, vjen reagimi i moderatores kosovare. Ajo poston në Instastorien e saj këngën e Arilenës duke i bërë edhe tag këngëtares. Ju komplikuan mendimet edhe më shumë ? Keni të drejtë.