Lori Hoxha nesër feston ditëlindjen e saj të 24-ërt dhe në Snapchat na ka zbuluar dhuratat e para që ka marrë.
Ajo aktualisht ndodhet në Londër, por në shoqërinë e kujt nuk e dimë ende. Mesa duket trashëgimtarja e “Top Channel” do e festojë ditëlindjen pa të dashurin e saj Vis Bajraktari dhe i gjithë ky dyshim na ka lindur pas një veprimi të saj në Instagram.
Marrëdhënia e çiftit para disa muajsh ishte shumë e komplikuar dhe Lori së fundmi e ka ndjekur Visin në Instagram, e pas këtij veprimi kuptojmë se mes tyre ka pasur një krisje, të paktën në rrjetet sociale. Ndërkohë që teksa i hodhëm një sy listës së ndjekësve të Visit, emri i Lorit nuk figuronte aty.
Të mos jetë futur fare në Instagram vallë?!