Marina Fara shpesh është vënë në qendër të vëmëndjes së showbiz-it dhe thuajse gjithnjë, për format e saj seksi dhe daljet provokuese.
Por këtë herë vajza e këngëtares Eli Fara ka tërhequr vëmëndjen me bluzën që mban veshur e cila është e njëjtë me atë që mban Noizy në disa foto të tij të realizuara edhe në koncerte. Ka qenë një faqe në Instagram ajo që ka vënë re ngjashmërinë mes tyre madje edhe duke hamendësuar se mes reperit dhe vajzës seksi po ndodhte diçka. Megjithatë komentuesit kanë sqaruar se bluzën e kanë blerë në të njëjtin vend dhe se mes tyre nuk ka asgjë.