INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh mes tyre apo rastësi?! U përfolën se janë të lidhur, tani Adrola vesh rrobat e Capital T?! [FOTO]

Çfarë po ndodh mes tyre apo rastësi?! U përfolën se janë të lidhur, tani Adrola vesh rrobat e Capital T?! [FOTO]

Publikuar më: 15:29 19-12-2020

Reperi i njohur, Capital T, është shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, për të cilën fansat janë shumë kuriozë. Pas zhurmës së madhe për një lidhje të mundshme me modelen simpatike, Adrola Dushi, reperi sqaroi disa të vërteta për publikun, teksa ishte i ftuar tek “Radar”.

Ai u ndal tek pyetja për jetën e tij private, ku zbuloi se aktualisht është shumë i fokusuar tek karriera. Gjithsesi, edhe pse kanë deklaruar se janë thjesht miq të mirë, një foto që postoi Adrola sot, na ngjalli pak dyshime.

Modelja simpatike publikoi një imazh të shkrepur në Stamboll, ndërkohë që mbante veshur një xhup Balenciaga. Nëse ju kujtohet, Capital T ka veshur një xhup të tillë, identik me atë të Adrolës. Se dimë nëse e ka dhuratë nga Kapo, është i tij ose është thjesht rastësi, por këtë detaj e kanë vënë re edhe fansat.

f.jpg

 

Gjithsesi jemi në pritje të ndonjë detaji tjetër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038611888885498