Gjykim të tillë nuk kishim parë ndonjëherë nga Albi Nako!
Ashtu si çdo javë edhe këtë herë në spektaklin “Dance with Me” nuk mund të mungonin situatat e sikletshme. Këtë rradhë nuk ishte Roberti, por vetë koreografi Albi Nako i cili i çuditi të gjithë teksa ka dhënë gjykimin e tij për kërcimin e Ana Likës dhe Albi Isakajt. Pasi çifti ka realizuar performancën e tyre, Nako i është drejtuar Anës: Ti Ana je një kuçkë e vërtetë, në kuptimin e mirë.
Kërceve shkëlqyer”. Edhe pse ky koment i la të gjithë të shtangur, Albi i ka vlerësuar me notën 10 duke qetësuar pak situatën.