INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në Elbasan? Çdo ditë një nxënës humb ndjenjat në shkollë

Çfarë po ndodh në Elbasan? Çdo ditë një nxënës humb ndjenjat në shkollë

Publikuar më: 09:24 17-02-2017

Një nxënës humbi jetën ditën e djeshme në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan. Viktima është 17-vjeçari Limon Sallaku.

Zyrtarisht u raportua se të riut i ra të fiktë në ambientet e jashtme të shkollës, ndërsa humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

Por sot, një nxënës i kësaj shkolle ka shkruar pranë JOQ për të denoncuar një fenomen të frikshëm sipas tij. Ai thotë se është shok me djalin që humbi jetën dhe tregon për një fakt të çuditshëm që ka ndodhur në shkollën e tyre ditët e fundit.

Sipas djalit, ashtu si edhe Limonit që humbi jetën, shumë personave të tjerë në shkollë iu ka rënë të fikët pa asnjë arsye.

“Ditët e fundit kanë qenë të çuditshme për çdo nxënës në këtë shkollë. Pardje ishte rasti i parë, ku një nxënësi i ra të fikët, ndërsa po ngjiste shkallët, por atij iu dha menjëherë ndihma e parë dhe shpëtoi. Dje u përsërit i njëjti rast me Limonin, por që fatkeqësisht nuk shpëtoi, ndërsa vetëm 30 minuta më pas i ra të fikët edhe pastrueses dhe po prapë dje një djali tjetër pas mësimit i ra të fikët te dera e shkollës, por shpëtoi pasi profesori që i gjendej afër i dha menjëherë ndihmën e pare. Në lidhje me çfarë u thashë më sipër, për t’ua vërtetuar po ju dërgoj edhe disa foto të kësaj shkolle. Gjithashtu propozoj që ekspertët mjeko-ligjorë, ndërsa zbardhin arsyen e vdekjes së Limonit, duhet të marrin parasysh këtë dukuri të çuditshme, përpara se të jetë vonë”, shkruan ai.

I riu Limon Sallaku nuk kishte shfaqur kurrë më parë asnjë shqetësim ndërsa shokët tregojnë se atij i ra të fikët në momentin që po qëndronte në oborrin e shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083