INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në Europë? Stuhi e përmbytje [VIDEO]

Çfarë po ndodh në Europë? Stuhi e përmbytje [VIDEO]

Publikuar më: 10:07 17-06-2019

Sikundër ishte parashikuar një pjesë e Europës është përfshirë nga temperatura të larta ndërsa pjesa tjetër nga stuhira.

Pikërisht stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar përmbytje dhe shkatërrime në shumë pjesë të kontinentit.
Lindja e Francës, pjesa jugore e Lionit u përfshi nga rrebeshet të mëdha sa topi i një tenisi duke shkaktuar dëme të shumta. Reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe me qindra shtëpi kanë pësuar dëmtime.

Ministri francesi i Agrikulturës u shpreh se në këtë zonë mund të shpallet gjendja e emergjencës.

Në Zvicër një grua humbi jetën teksa ishte në ekskursion në liqenin e Gjenevës. Stuhia shkaktoi dëmtime të shumta në qytet.

Edhe në Britani, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe situata është cilësuar e paprecedentë.

Edhe Polonia po përballet me stuhira të fuqishme dhe katastrofa nga rrufetë.

Article Logic
Execution time: 0.0020449161529541