INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në pallatin mbretëor? U tha se urrejnë njëra-tjetrën, por mes dy dukeshave paska një marrëveshje

Çfarë po ndodh në pallatin mbretëor? U tha se urrejnë njëra-tjetrën, por mes dy dukeshave paska një marrëveshje

Publikuar më: 19:25 29-03-2019

Mediat shpeshherë i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë marrëdhënies mes dy dukeshave Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Shtypi ka vënë re disa sjellje të pazakonshme në publik për to dhe kanë supozuar deri aty sa mendohet që ato janë edhe burim sherri për dy princat.

Në publik ato shihen mjaft të afërta, por brenda pallatit mbretëror, diçka tjetër po ndodh. Një eksperte e familjes mbretërore ka treguar se mes Meghan dhe Kate ka vetëm tensione, por nuk bëhet fjalë për armiqësi.

Pas kësaj marrëdhënie të mirë duket se ka një marrëveshje. “Unë e di se Kate dhe Meghan kanë bërë një marrëveshje për të pasur marrëdhënie të mirë, për t’u treguar sa më të afërta ndaj njëra-tjetrës në publik.

Nuk është në interes të tyre që të bëhen pjesë e mediave për problemet mes njëra-tjetrës”, – ka thënë ekspertja e familjes mbretërore. Kjo gjë shpjegon edhe arsyen pse dy dukeshat u shfaqën pak ditë më parë duke u përqafuar së bashku.

 

britains-meghan-duchess-of-sussex-and-britains-catherine-news-photo-1129888298-1553870040-e1553878807265.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279