INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në PD? Një tjetër kandidat për deputet jep dorëheqjen [FOTO]

Çfarë po ndodh në PD? Një tjetër kandidat për deputet jep dorëheqjen [FOTO]

Publikuar më: 21:44 29-05-2017

Brenda tri ditëve janë tërhequr nga lista një sërë kandidatësh. Një tjetër kandidat ka zyrtarizuar dorëheqjen mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për Helidon Bushatin, i cili renditet i katërti në listën e Qarkut të Shkodrës, pra është në listë fituese dhe bëhet kandidati i dytë i PD-së në Shkodër që jep dorëheqjen. 
Në rrjetet sociale, Bushati shkruan se ka vendosur të tërhiqet nga lista, për t’i hapur rrugë maksimalizimit të rezultatit në PD në këto zgjedhje.
“Të dashur miq! Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.
Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim. FITORE!”, shkruan Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996