INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në qeverinë Rama? Ja kë ka thirrur kryeministri në mbledhjen e sotme urgjente

Çfarë po ndodh në qeverinë Rama? Ja kë ka thirrur kryeministri në mbledhjen e sotme urgjente

Publikuar më: 10:09 12-03-2017

Ishte njoftuar se do të zhvillohet ditën e hënë, por kjo mbledhje është spostuar për ditën e sotme në orën 10:00 paradite. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të ndodhura në qeverinë Rama, kryeministri pritet të mbajë një mbledhje urgjente me 12 koordinatorët e qarqeve të fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Ky takim, vjen një ditë pas largimit të Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm. C

Përflitet që disa prej tyre do të shkarkohen po ashtu, për të qetësuar edhe situatën politike në vend të krijuar nga kërkesat e opozitës.

Një pjesë e koordinatorëve janë edhe drejtues të rëndësishëm në fushatën e PS për zgjedhjet e qershorit, ndërsa pjesë e këtij takimi urgjent do të jenë edhe dy kryebashkiakët Erion Veliaj dhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104