INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh? Një tjetër anëtare e familjes Kardashian/Jenner kryqëzohet nga fansat…

Çfarë po ndodh? Një tjetër anëtare e familjes Kardashian/Jenner kryqëzohet nga fansat…

Publikuar më: 16:33 06-11-2020

Një tjetër anëtare e klanit Kardashian/Jenner është kryqëzuar nga fansat. Bëhet fjalë për modelen e familjes, Kendall Jenner.

Ajo vendosi ta festonte ditëlindjen e saj të 25-të ditën e Halloween në një bar në Hollywood. Mesa duket ajo “harroi” që jemi në mes të një pandemie dhe duhet të ruajmë distancimin social.

Shëndeti publik i LA ka deklaruar se mbledhjet me më shumë se dy familje duhet të ndodhin në ambiente të hapura, ku njerëzit janë me maska dhe 1.5 metra larg njëri-tjetrit.

Sigurisht që modelja anashkaloi faktin që rregullat duhen zbatuar nga të gjithë dhe e festoi ditëlindjen në nje ambient të mbyllur.

Kendall iu lejoi të ftuarve të bënin fotografi sa të donin, por u kërkoi të mos i postonin ato në rrjetet sociale. Si për çudi, vetë motra e saj Kylie “e tradhëtoi” duke postuar video të shumta në Instagram. Shumë njerëz ishin të zhgënjyer nga veprimi i modeles, madje kishte dhe nga ata që e cilesuan të frikshëm momentin kur Kendall frynte qirinjtë dhe kamarieri, me maskë, përpiqej t’i qendronte larg.

Mesa duket klani Kardashian/Jenner është përfshirë në një maratonë kritikash. Pas Kim dhe Kendall, cila nga motrat e ka rradhën vallë?

kendall_1.jpgkendall_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041699409484863