INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh? Pas mjekëve dhe infermierëve, edhe farmacistët largohen nga Shqipëria

Çfarë po ndodh? Pas mjekëve dhe infermierëve, edhe farmacistët largohen nga Shqipëria

Publikuar më: 19:40 15-09-2017

Siç shihet nga shifrat, rrezikojmë të mbeteme pa “Shëndetësi”!

Largimi i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria është kthyer në trend tashmë dhe mesa duket ata kanë “tërhequr” edhe farmacistët. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017 janë regjistruar mbi 30 aplikime për largim nga vendi. Këtë fakt e ka bërë publik për televizionin Scan, Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma. Sipas Tomës janë një sërë faktorësh që i detyrojnë këta profesionistë që të braktisin vendin e tyre. Ulja e marzhit të barnave si dhe një sërë faktorësh ligjor kanë sjellë prekjen edhe të sektorit farmaceutik nga largimet në masë të profesionistëve.

Në vendin tonë edhe pse funksionimi i tregut farmaceutik është i sanksionuar me ligj ka ende problem pasi nuk ka rregullore për tregun e hapur farmaceutik si dhe për atë spitalor.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385