Shumë përdorues të rrjeteve sociale kryesore Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Viber kanë përjetuar probleme me përdorimin e tyre.
Instagram nuk upload-on foto, po ashtu dhe Facebook. WhatsApp dhe Viber kanë vështirësi në dërgimin e mesazheve.
Nuk ka dalë ende një raport zyrtar mbi gjendjen që ka futur në panik përdoruesit, por duhet theksuar se kjo është e disata herë në një kohë të shkurtër që përdoruesit përjetojnë të tilla probleme.
Sipas Down Detector, 59% e përdoruesve kanë probleme me News Feed-in ndërsa 25% tjetër me postimin e fotove, linkeve, videove apo materialeve të tjera.
Në lidhje me këtë ka pasur shumë ankesa nga masa e gjerë që i përdor rrjetet sociale.