INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh?! Pranoi lidhjen e re, por Jasmina ka një mesazh për Andin e Përputhen: Kaq kisha…

Çfarë po ndodh?! Pranoi lidhjen e re, por Jasmina ka një mesazh për Andin e Përputhen: Kaq kisha…

Publikuar më: 13:30 17-08-2021

Jasmina Kadriu ishte ndër më të përfolurat ditëve të fundit. Ish-konkurrentja kohë më parë tha se ka nisur një lidhje të re.Gjersa foli për të në një paraqitje televizive tha se nuk do ta bëjë kurrë publik.

Kjo nxiti fansat të hulumtojnë dhe publikuan disa fotografi të një djali që pretendohej se ishte i dashuri i Jasminës. Pas kësaj brunja seksi shpërtheu kundër insistimit të fansave për të ditur çdo gjë për të dhe deklaroi se çdo gjë ka qenë gënjeshtër dhe nuk ka ndonjë të dashur.

Pasi fshiu këtë video edhe pse lajmi u shpërnda tashmë me postimet e radhës bëri ndjekësit të dyshojnë se çdo gjë paska qenê tentativë për të bërë Andin xheloz!

Ish-konkurrentja publikoi një video e realizuar gjatë turit të “Përputhen”.

Në video Jasmina pyet konkurrentin se kush kishte dhënë më tepër ndjenja përmes ekranit cili nga çiftet?

“Ndjenja ke dhënë ti me Andin”, përgjigjet djaloshi në videon sipër së cilës Jasmina shkruan “Faleminderit kaq kisha”.

71EFF354-89D1-4DCF-92EE-EC7BBF591283.jpeg

 

Por ish-konkurrentja nuk u ndal me kaq.

Në një tjetër video ajo shihet teksa këndon vargjet e 2Ton ku thuhet: “Fajin ma le e ti fajin vet e ke, unë të njoh mirë kush je por prap dashninë sun e nali”.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994