INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh, prishet marrëdhënia mes saj dhe Florit apo duhen akoma? Reagon FIFI pas DETAJIT që çuditi fansat: Besoj se...[FOTO]

Çfarë po ndodh, prishet marrëdhënia mes saj dhe Florit apo duhen akoma? Reagon FIFI pas DETAJIT që çuditi fansat: Besoj se...[FOTO]

Publikuar më: 12:40 28-01-2019

Këngëtarja e njohur Fifi, është ndër artistet më të dashura për publikun dhe njëkohësisht, ndër zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare. Kohët e fundit lajmi i lidhjes saj me Flori Mumajesin mori dhenë dhe dyshja u argëtuan mjaft me titujt rozë që iu kushtuan atyre. Teksa ishin të ftuar në “Shiko Kush Luan”, Flori tha për Fifin se ajo ishte e dashura e tij e portaleve. Dhe video e famshme kuu shfaqeshin duke aktruar në mënyrë të shkëlqyer si dy të dashuruar u komentua shumë, por dy artistët mohuan se janë në një lidhje dhe u shprehën se mes tyre ka vetëm miqësi.

Por para pak ditë ata i habitën të gjithë fansat pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.

E pyetur nga “iconstyle” për këtë veprim, Fifi u shpreh se kjo ishte një temë shumë private, mirëpo pavarësisht ç'ka ndodhur, këngëtarja ka treguar hapur se ajo dhe Flori duhen akoma.

“Besoj që është pak si shumë private si temë, por gjithsesi ne besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma."- ka rrëfyer Fifi.

collageSAR.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022361278533936