Demokratja Rudina Hajdari nuk ka vendosur ende në do të djegë mandatin apo jo. E pas këtij vendimi të opozitës ajo nuk është parë më. Po sot është shfaqur në krah të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.
Ambasadori ishte në Bashkinë e Vaut të Dejës, nga ku uroi gratë dhe vajzat për 8 Marsin. Në këtë bashki është çelur edhe një qendër për gratë, ku ambasadori mori pjesë dhe në inagurim.
Deputetja e Partisë Demokratike, ndodhej në Amerikë kur përmes një statusi në Facebook njoftoi se vendimin e saj do ta publikojë pas konsultave me ndërkombëtarët. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Mbase Soreca do t’i mbushë mendjen për të mos e djegur?