Në sytë e fansave dhe ndjekësve ata të dy ishin një çift mjaft simaptik.
Ndaj divorci i Klaudia Pepës dhe Albi Nakos bëri shumë bujë në media dhe u përfol për një kohë të gjatë. Megjithatë dy balerinët treguan se pavarësisht se një marrëdhënie mund të marrë fund, dy ish partnerët mund të mbeteshin miq. Këtë e kanë treguar edhe me komentet me Emoji me zemra që i lënë njëri-tjetrit nëpër foto, duke na bërë kështu mendimet lëmsh edhe për llojin e “miqësisë” që kanë ruajtur. Të njëtën përshtypje lënë edhe komentet e fundit të tyre teksa Albi i uron suksese ish “zjarrit” të tij dhe Klaudia nuk ngurron t’ia kthejë me një Emoji me zemra. A tregojnë këto komente se ka hapësirë për rikthim mes tyre? Çdo gjë është e mundur. /intv.al/