INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh? Tanket dhe trupat amerikane në Poloni, kërcënim thotë Rusia

Çfarë po ndodh? Tanket dhe trupat amerikane në Poloni, kërcënim thotë Rusia

Publikuar më: 14:57 12-01-2017

Ashtu sikurse ishte parashikuar, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Poloni 3.000 ushtarë, 80 tanqe dhe qindra makineri të tjera ushtarake si pjesë e planit për të forcuar prezencën e armatosur në Europën Lindore.

Në këtë mënyrë, Ushtria Amerikane ka kryer një prej vendosjeve më të mëdha në kontinentin e vjetër që prej dekadash.

Forca prej tre mijë ushtarësh ka parashikuar disa seanca stërvitore me forcat ushtarake të Polonisë që pritet të nisin në fund të muajit Janar.

Gjithashtu, përgjatë muajve në vijim, ky grup do të bashkohet edhe me batalionet e tjera të NATO-s për të kryer stërvitje në vendet baltike.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara është ekzekutuar vetëm ditë përpara se Presidenti Obama të lërë zyrën e Shtëpisë së Bardhë, e cila do të drejtohet përgjatë katër vjecarit të ardhshëm nga pasardhësi i tij, Donald Trump.

Ky i fundit ka deklaruar se do të mundohet që të bashkëpunoje me Rusinë, ndaj zhvillimet në këtë rajon do të priten me mjaft interes.

Aktualisht ShBA drejton një battalion të NATO-s të dërguar Poloni, ndërkohë që tre batalione të tjera janë dërguar në Estoni, Lituani dhe Letoni. Aleanca e Atlantikut të Veriut është shprehur se këto masa janë ndërmarrë për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve agresive të Rusisë.

Nga ana tjetër, Moska i ka cilësuar këto pretendime si qesharake, ndërkohë që ka premtuar se do t’i përgjigjet perëndimit me të njëjtën monedhë.

Ekspertët janë shprehur se marëdhëniet mes palëve kanë mbërritur në pikën e tyre më kritike që prej Luftës së Ftohtë.

Article Logic
Execution time: 0.0026369094848633