Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe duket se nuk po bie dakord me drejtuesit e klubit të Selanikut PAOK për rinovimin e kontratës. Kontratë e cila përfundon në verë të vitit 2017. Site-i grek Sportdog.gr shkruan: “E vërteta është se palët nuk kanë arritur një marrëveshje ekonomike që të kënaqë klubin dhe lojtarin shqiptar”.
Ndërkohë PAOK e ka gati zëvendësuesin e Kaçës. Bëhet fjalë për 22- vjeçarin Emmanouil Siopis, që aktualisht luan me Panionios.
E ardhmja e Kaçes pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, pasi nëse nuk rinovon atëherë sezonin e ardhshëm do të largohet me parametra zero.