INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh tek Rruga e Kavajës? Policia u vë shiritat 4 dyqaneve

Çfarë po ndodh tek Rruga e Kavajës? Policia u vë shiritat 4 dyqaneve

Publikuar më: 08:44 26-07-2019

Partia Demokratike, këtë mëngjes ka njoftuar se, “tek Prefektura e Tiranës, qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm pa vendim të formës së prerë nga gjykata. Janë 4 pronarë, të cilët qeveria i ka shpronësuar për dyqanët e tyre me një vlerë qesharake, kur çmimi i tregut në atë vend është të paktën 4 herë më i lartë”.

Sipas PD ndërhyrja në zonë po ndodh për shkak se ëhstë vendosur që Prefektura të zgjerohet dhe për këtë arsyje janë të nevojshme hapësirat që u përkasin 4 pronarëve të dyqaneve. “Qeveria ka thënë se pronat i duhen për të zgjeruar prefekturën dhe sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Pronarët janë të gatshëm të shpronësohen, por me vlerën e tregut, sipas ligjit dhe Kushtetutës. Qeveria e ka kundërshtuar këtë”.
Sipas, ish-deputetes Oriola Papmuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, që ndodhen atje, thonë se, “‘qeveria po vepron si një bandë me qytetarët. PD po heton, nëse veprimet e qeverisë për grabitjen e pronës së ligjshme të qytetarëve pa vendim gjykate të formës së prerë, kanë të bëjnë me veprimet e një klienti të Edi Ramës, i cili ka blerë disa shtëpi të vjetra aty pranë dhe do të ndërtojë”.

Preferkura e Tiranës ndodhet tek Rruga e Kavajës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152