INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
​Çfarë po ndodh? Temperaturat e larta shënojnë rekord në Itali, 52 gradë në këtë qytet

​Çfarë po ndodh? Temperaturat e larta shënojnë rekord në Itali, 52 gradë në këtë qytet

Publikuar më: 10:28 04-08-2017

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Mesdheun ditët e fundit ka detyruar autoritetet në shumë vende të lëshojnë paralajmërime për rreziqet nga temperaturat e larta.

Italianët e kanë pagëzuar si Lusiferi të nxehtin që ka shkaktuar ngritjen e alarmit të kuq në shumë qytete, përfshirë Romën, Firencen dhe Venecian në Itali.

Italia është vendosur në kthetrat e të nxehtit.  Gjatë ditës djeshme temperatuar në disa vende kanë shkuar deri në 52 gradë në Caserta, ndërsa Ginosa di Puglia dhe Guidonia kanë shënuar temperaturat deri ne 49 gradë. Që nga vitet 1830, Italia nuk është përballur me temperatura kaq të larta. Sa i përket qytete të mëdha, Bolonja ka shënuar 45 gradë, Napoli 43, Roma 42 dhe Firence 41 gradë Celsius. Sipas vlerësimeve të ekspertëve dita më e nxehtë në Itali do të jetë dita e premte, 4 gusht.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562