Këngëtari i njohur i muzikës popullore, mesa duket ka lidhje me Habilajt, pasi ai nuk gjendet vetëm në dosjen e tyre por gjendet dhe në foto me ta duke drekuar.
Çfarë po ndodh vallë? Një pyetje e çuditshme në fakt, por nga fotoja duket sikur sqarohet gjithçka, drekë dasme nuk është!
Gjithsesi Këngëtari i muzikës popullore e ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me ta, ai ka thënë se thjesht shkonte nëpër festa e tyre familjare dhe këndonte sepse Habilajve u pëlqente muzika e tij.
Por fotoja e fundit e zbular ka ngjalluar polemika sepse në këtë foto duket se kanë dalë për qefin e tyre dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Pas përmendjes së emrit të tij në përgjimet në “Dosjen Habilaj” është zbuluar edhe një foto ku shihet këngëtari Ylli Baka duke drekuar me vëllezërit, Florian Habilaj dhe Moisi Habilaj në Dhërmi.
“Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës.Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin.
“Të dy qeshin”, – përshkruhet në dosje. Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).
Ylli Baka ka folur për mediat paraditn e sotme: “I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme”, ka thënë Baka. I pyetur se pse e kanë përmendur në atë bisedë dy trafikantët e drogës, sqaron dhe thekson se e gjitha lidhet me muzikën e tij. “E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve.