INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po përgatit Era Istrefi në Paris?

Çfarë po përgatit Era Istrefi në Paris?

Publikuar më: 16:08 26-05-2016

Prej kohësh axhenda e saj është super e zënë me intervista dhe performanca kudo nëpër Europë.

Tashmë Era ndodhet në Paris dhe duket se muzika nuk ishte arsyeja, ose më mirë të themi, jo e vetmja. Mes angazhimeve muzikore ajo ka gjetur kohë edhe për një set fotografik, për të cilin deklarohet se me zor po pret që të dalë. Era ka publikuar një foto në Instagram me ekipin e saj prej 4 personash duke na lënë në pritje të këtij realizimi të ri artistik. Ajo është shfaqur e veshur me një bluze të plotë me mëngë të gjata dhe një palë kominoshe. Nuk e dimë nëse këto janë rrobat me të cilat do të pozojë, por nga ajo dhe stili i saj i veçantë presim gjithçka dhe vështirë se mund të habitemi. Vizita në Paris nuk mund të kalonte pa një performancë të ikonës “Bonbon” në studion e “Mad Mag”.

Article Logic
Execution time: 0.0041971206665039