INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po “përgatit” Mc Kresha dhe babai i Dua Lipës?! [FOTO]

Çfarë po “përgatit” Mc Kresha dhe babai i Dua Lipës?! [FOTO]

Publikuar më: 10:46 13-07-2016

Dua Lipa është duke përjetuar një moment shumë të mirë në karrierën e saj dhe po zhvillon koncerte në shumë qytete të njohura evropiane. Ndërkohë duhet thënë se artistja është kujdesur që në çdo moment të shfaqi origjinën e saj shqiptare.

Dashurinë për vendin e saj duhet ta ketë “trashëguar” nga sidomos nga prindërit e saj, të cilët po ashtu kujdesen që të vizitojnë shpesh Kosovën. Në vizitën e tij të fundit, babai i këngëtare, Dukagjin Lipa është fotografuar më reperin MC Kresha. Të dy ata kanë postuar foto në instagram ku kanë shkruar se po kalojnë kohë bashkë rrugëve të Prishtinës. Me siguri pjesë e bisedave të tyre duhet të ketë qenë edhe fama që po përjeton 20 vjeçarja Dua. Nuk e dimë ende nëse ata janë duke planifikuar një bashkëpunim mes dy artistëve, por ideja s’është e keqe. Si do tingëllonte tek ju një bashkëpunim Dua Lipa-Mc Kresha?

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281