INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po përgatit PD? Brenda 24 orësh bën dy lëvizje të papritura që lidhen me zgjedhjet

Çfarë po përgatit PD? Brenda 24 orësh bën dy lëvizje të papritura që lidhen me zgjedhjet

Publikuar më: 12:19 17-05-2019

Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë rikthyer në institucion, tre muaj pasi opozita ka djeguar mandatet. Brenda 24 orësh Partia Demokratike bën dy veprime që lidhen me zgjedhjet.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së mori pjesë edhe përfaqësuesti PD, Njazi Kosovrasti i cili debatoi me anëtarin Denar Biba. Ky i fundit i kërkonte Kosovrastit të mos ndërhynte në diskutimin për rendin e ditës.

Debati
Biba: Zoti Kosovrasti, interesimi juaj kur nuk jeni subjekt zgjedhor ështe i njëjtë me atë të gazetarëve. 
Kosovrasti: Sipas jush nuk duhet të jem unë këtu. Sipas jush PD duhet të vijë vetëm për të parë?
Biba: Intensiteti i ndërhyrjeve tuaja më duket i tepruar se nuk jeni subjekt zgjedhor. Jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit?
Kosovrasti: Ç’punë keni ju, jemi parti parlamentare.
Biba: Unë qëndrova në elementin administrativ.

Ndërkohë, ditën e djeshme u mësua se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur që të propozojnë emrat e anëtarëve të tyre për KZAZ-të.
Demokratët kanë deklaruar se anëtarët opozitarë të KZAZ-ve do të jenë për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, lidhur me këtë çështje pohoi, “Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”.

Opozita deri më tani nuk kanë çuar kandidatë për zgjedhjet e 30 qershorit. Afati ligjor për të bërë një gjë të tillë ka përfunduar.

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758