INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po pregatit Serbia? Vuçiç paralajmëron trazira në veri të Kosovës

Çfarë po pregatit Serbia? Vuçiç paralajmëron trazira në veri të Kosovës

Publikuar më: 13:50 01-06-2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç flet për një shtim të incidenteve kundër serbëve në Kosovë duke i konsideruar të qëllimshme ato. Madje ai paralajmëron trazira në veri ndërsa u bën apel ndërkombëtarëve. Gjatë një interviste dhënë për Radio Televizionin Serb, Vuçiç ka lëshuar akuza të forta kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Kam frikë se ata kanë vendosur që, me mbështetjen e heshtur të dikujt, jo vetëm të sjellin trazira dhe frikë midis serbëve, sidomos të kthyerve në jug të Ibrit, por me atë që bënë me Marko Gjuriçin dhe dështimin për të kryer një hetim për vrasjen i Oliver Ivanoviçit do të shtojnë frikën në veri të Kosovës ", tha Vuçiç. Kreu i shtetit serb shkoi edhe më tej duke shtuar "se kishte frikë se në një moment ata do të ndërmerrnin veprime të tjera". Duket si një paralajmërim pasi Vuçiç u drejtohet përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare duke u thënë 'mbajeni mend këtë'. I pyetur se si komuniteti ndërkombëtar po reagon ndaj ngjarjeve në Kosovë, Vuçiç tha se ata janë "duke folur gjithë kohën për një marrëveshje që nuk ekziston". Presidenti thotë se deklaratat e përfaqësuesve nga Kosova janë "të frikshme", sepse ata "po e thonë në sy të Evropës dhe të botës se ata nuk janë të interesuar për krijimin e Komunave me shumicë Serbe. "Ata nuk janë të interesuar në marrëveshjen e Brukselit," shtoi Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951