Në një event ku mblidhen të gjithë yjet, nuk mund të mungojnë fotot.
Dy emrat e njohur, Ledri Vula dhe Rita Ora janë takuar ditën e djeshme në ‘Alba Festival’ në Zvicër. Ishte Ledri ai që publikoi një foto me Ritën dhe sigurisht që nuk munguan komentet e shumta, ndërkohë që foto e tyre bëri xhiron e rrjetit.
Këtë foto nuk e kaloi pa komentuar as e ëma e këngëtares me origjinë shqiptare (lexo këtu). Mirëpo menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi,ka publikuar një tjetër moment të Ledrit dhe Rita Orës në prapaskenë. Ledri shihet në telefon ndërsa Rita Ora shfaqet duke i ngulur sytë në telefonin e tij. Çfarë po i tregonte vallë?