Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një mbledhje me grupin parlamentar. Mbledhja do zhvillohet në orën 18:00 te selia blu dhe vjen vetëm një ditë pas vendimit për protestën masive në Tiranë, më 13 maj. Një ditë më parë, krydemokrati Basha u takua me krerët e PD në rrethe, si dhe me aleatët.
Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar një protestë masive më 13 maj, pas anulimit të protestës në Kavajë, për shkak të tërheqjes së kandidatit nga kryeministri Edi Rama.