Enca ende ndodhet në Munich për shkak se iu anullua fluturimi.
Dhe në vend që të mërzitet, këngëtarja duket shumë e lumtur për këtë fakt. Ajo po kalon mjaft bukur atje pasi ndodhet pikërisht në periudhë festash. Por çfarë provoi Enca për herë të parë në Munich? Nuk i ka rezistuar dot tundimit për të provuar të bërit skii. E veshur me një palë patina, gati për të nisur këtë aventurë për herë të parë pas kaq shumë kohësh, këngëtarja ndërkohë nuk lë pa filmuar edhe bukuritë e këtij qyteti natën. Lumturia arrin të lexohet lehtë në sytë e Encës.