INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e inskenoi atentatin ndaj Tom Doshit dhe çfarë qëndrimi do të mbajë LSI për çështjen “Tahiri”?, kjo është përgjigja e Kryemadhit

Kush e inskenoi atentatin ndaj Tom Doshit dhe çfarë qëndrimi do të mbajë LSI për çështjen “Tahiri”?, kjo është përgjigja e Kryemadhit

Publikuar më: 19:28 24-10-2017

Ditën e nesërme Kuvendi do të vendosë për fatin e Saimir Tahirit, e lidhur me këtë çështje, ka folur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ishte e ftuar në “Fax News”.
Ajo tha se qëndrimi i LSI-së dhe PD-së do të jetë i njëjtë.
“LSI gjithmonë ka qenë propozuesve e heqjes së imunitetit të deputetëve, për të pastruar nga krimi cdo person të përfshirë” tha Kryemadhi.
E pyetur se ku ndryshon rasti i Tahirit me rastet e tjera të heqjes së imunitetit në Shqipëri, Kryemadhi tha se “rasti i Tahirit vjen nga antimafja italiane dhe shqiptarët janë të qartë për këtë. Saimir Tahiri është pagator i kupolës që drejton këtë sistem, dhe këtu e gjitha vjen me bekimin atëror të Edi Ramës.”
Kryemadhi ka thënë se ndryshe nga Tahiri, Meta nuk e ka pasur asnjëherë atë në listën e armiqve. Ndërsa ka rrëfyer se mbas inskenimit të ‘Çështjes Doshi’, ka qenë i fshehur Rama dhe tahiri.
“Tahiri nuk ka qenë asnjëherë në listën e armiqve të zotit Meta, për këtë duhet të pyesni dhe zotin meta.
Por di të them që zoti Tahiri ka qenë një nga skenaristët e çështjes Doshi, sëbashku me Edi Ramën, të krijimit të asaj çështjeje. Një skenar amator se si futën në vorbullën e atij skenari amator jo vetëm shqiptarët por edhe opozitën e asaj kohe”, theksoi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0041570663452148