Duket se seria e tetë e filmit "Fast & Furious" do të ketë më shumë surpriza seç mendonim.
Sajti Deadline.com ka bërë të ditur se regjisori i filmit, Gary Gray, dëshiron të rekrutojë në kastin e tij Charlize Theron. Sipas këtyre të fundit, Gray është impresionuar aq shumë nga performanca e aktores në filmin "Mad Max: Fury Road", aq sa po insiston ti japë asaj rolin e personazhit negativ kryesor në "Fast 8". Ndërkohë raportime të tjera bëjnë me dije se axhenda e Theron është e lirë në periudhën që do të zhvillohen xhirimet e filmit, gjë që e bën edhe më të thjeshtë pjesëmarrjen e saj. Kujtojmë që regjisori Gary Gray dhe aktorja kanë punuar edhe më parë bashkë në "Italian Job". Sa i përket "Fast 8" ai pritet të dalë në kinema më 14 prill të 2017-tës!