INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë s’i thanë njëra-tjetrës, Fifi i kthehet publikisht Taynas pas deklaratës për 'belin e hollë': Më ka…[FOTO]

Çfarë s’i thanë njëra-tjetrës, Fifi i kthehet publikisht Taynas pas deklaratës për 'belin e hollë': Më ka…[FOTO]

Publikuar më: 08:53 17-06-2019

Me siguri e mbani mend “sherrin” virtual mes disa repereve shqiptare si Tayna, Rina, Melinda, por edhe Fifi e cila me këngën “Habibi” sulmonte pothuajse të gjithë estradën shqiptare dhe përcillte mesazhin se muzika e tyre kishte arritur në nivele bajate.

Në “plumbat” e shumtë që Fifi lëshoi disa prej tyre ishin drejtuar edhe drejt njërës prej repereve më të suksesshme, pikërisht Tayna.

"S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u kalb n’silikon", shprehej Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna thotë se e ka belin shumë të hollë.
Nëse ju kujtohet, kur ishte e ftuar në Xing me Ermalin, Tayna iu drejtuar Olimpias duke thënë: “Olimpia është këngëtarja më e mirë që ka kënduar këtu ndonjëherë", duke e krahasuar kështu me Fifin e cila dikur këndonte

në “Xing me Ermalin”.

“Oh sa belin e hollë”, komplimentoi Tayna Olimpian, ashtu siç shprehet për veten në këngën “Columbiana” dhe ishte një thumb për Fifin.

Por disa muaj më vonë pas kësaj deklarate, Fifi i është përgjigjur Taynës e ftuar në "Thumb".

"Unë nuk kam pas kurrë asgjë me atë gocën. Muzikën që bën hallall i qoftë. Më ka bezdis ai 'beli i hollë' te ajo kënga që e ka shkrujt. Ta sqarojmë pak se doli dhe te Ermali dhe i tha asaj gocës për belin e hollë, u duk ashiqare që e ka pas për mu. Te ato këngë thjesht kam qenë e revoltuar për momentin. Ndoshta revoltohem prapë", u shpreh Fifi.

frt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439