Trashëgimtarja e TCH, Lori Hoxha, ka ndarë detaje për jetën e saj private si asnjëherë më parë. Fillimisht ajo ka bërë me dije se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.
“Po merrem me shumë gjëra, po merrem me një program shumë të madh. Shqiptarët e dinë,”-tha ajo duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për “Big Brother VIP”. Por nuk u ndal me aq. Lori foli edhe për gjërat e këqija që kishte kaluar nga pandemia, duke përmendur infektimit e të ëmës si një lajm që nuk e kishte përjetuar mirë.
“Çfarë kam kuptuar nga pandemia? Paskemi qenë shumë të pisët,”-tha ajo duke qeshur. Ndërkohë që nuk kishin si të mungonin edhe pyetjet “rozë”.
Pasi u pyet nëse ishte e dashuruar, Lori Hoxha vendosi që ta pranonte, duke bërë me dije se ka nevojë për pasion në jetën e saj.
“Jam e dashuruar, gjithmonë, me diçka dhe me dikë,“-tha ajo, por nuk preferoi që të përmendte emra.