INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë s’u tha për lidhjen e tyre, ja ç’përgjigje ka Loredana për gjithçka që u aludua rreth saj dhe Mozzik!

Çfarë s’u tha për lidhjen e tyre, ja ç’përgjigje ka Loredana për gjithçka që u aludua rreth saj dhe Mozzik!

Publikuar më: 17:29 26-11-2020

Loredana ka publikuar ditën e djeshme pjesën e parë të dokumentarit, duke konfirmuar kështu edhe ribashkimin e saj me Mozzik.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë. Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë”, shprehet Mozzik.

Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.

Megjithatë, janë edhe 3 pjesë të tjera që do shohim në vijim nga dokumentari, ku ndoshta ata kanë zbardhur më shumë rreth asaj që ka ndodhur.

Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë.

 

Pikërisht këtë tatuazh në gishtin e mesit që s’na e kishte treguar më herët, Loredana na e tregoi pikërisht sot, pas zhurmës së madhe mediatike që bëri dokumentari i saj.

Në InstaStory, reperja i tregoi të gjithëve gishtin e mesit, ku dukej fare mirë tattoo-ja i emojit të buzëqeshur të partnerit të saj Mozzik.

sig.jpg

 

Pra, me këtë veprim, Loredana sapo konfirmoi se ata janë bashkë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865