INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë s’u tha për skandalin në Zvicër, zbulohet shifra

Çfarë s’u tha për skandalin në Zvicër, zbulohet shifra "e çmendur'' që ka paguar LOREDANA për të mbyllur çështjen!

Publikuar më: 13:30 06-10-2020

Pak kohë më parë, Loredana u bë kryefjalë e mediave pas akuzave që një çift zvicerian ngriti ndaj saj, se i ka mashtruar duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash. Prokuroria e Lucernit në Zvicër kishte nisur një hetim ndaj reperes nën dyshimin për mashtrim, proces që vijon aktualisht.

Petra Z dhe bashkëshorti i saj e akuzuan artisten se kishte zhvatur 700,000 franga, mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar pasi reperja ndau një fotografi, ku shihet duke përshëndetur në një video call gruan zviceriane. Krahas fotos, Loredana shkruan: “01.09.2020 ” duke nënkuptuar se kanë arritur një marrëveshje me ta.

Por, mediat zvicerane kanë hedhur dritë mbi marrëveshjen e arritur mes tyre. Reperja dhe çifti kanë rënë dakord për një dëmshpërblim “me kërkesë të ndërsjellë”. Thuhet se Loredana ka pranuar akuzat, ka kërkuar falje dhe i ka ofruar atyre një shumë, më shumë se ajo që çifti ka pretenduar.

Sipas zyrës së prokurorit publik, reperja ka transferuar një shumë prej 430,000 franga. “Reperja Loredana tregon pendim dhe mirëkuptim – ajo pranon sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar”, thuhet në njoftim. Ndërsa, pjesa tjetër ndaj palës së dëmtuar është shlyer në pranverën e vitit 2019.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727