Pak ditë më parë Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea me anë të një statusi në rrjete sociale. Ai deklaroi se i kanë dhënë fund lidhjes për të mos u rikthyer më kurrë me njëri-tjetrin.
"Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë", shkroi Bearti.
Ndërkohë, Tea është hapur për herë të parë me ndjekësit për ndarjen e tyre. Ajo ka pranuar publikisht ndarjen dhe ka treguar se kanë pasur arsye të forta për këtë vendim.
E pyetur rreth gjendjes shpirtërore Tea është shprehur: “Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë”.