INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë sikleti! Olsi Bylyku shkon në shtëpi publike për seks, por u ''fëlliq'' keq, i ndodhi e papritura! [FOTO]

Çfarë sikleti! Olsi Bylyku shkon në shtëpi publike për seks, por u ''fëlliq'' keq, i ndodhi e papritura! [FOTO]

Publikuar më: 20:17 04-11-2018

Ai është një ndër aktorët shqiptarë më të preferuar nga publiku pasi në një kohë shumë të shkurtër arriti të fitojë goxha famë me rolin e tij interesant si “Kimikati”. Mirëpo pas një eksperience të suksesshme në Portokalli, Olsi Bylyku u larguar për në “B.E Coffee”. Së fundmi ai ishte i ftuar në "WhyNot" nga Roza Lati ku tregoi një histori që i ka ndodhur në Greqi pas një koncerti.

Duke menduar se askush nuk e njihte, ai u prezantua si anglez në një shtëpi publike seksi në Greqi, por vajza me të cilën do kryente marrëdhënie e identifikoi menjëherë si Kimiakati.

“Para një viti isha në Greqi për një koncert në Selanik. Mbaruam koncertin, i futëm nja dy gota po sikur na zuri. Vjen njëri nga këta shqiptarët, këtej ka shtëpi publike me femra. U nisa atje, por jam aq ters sa macja zezë kur kalon thotë mos ia prej rrugën këtij se të ecën ters. Ika tek kjo shtëpia, hyra brenda, nuk më pëlqeu ajo goca, shkova tek shtëpia tjetër. Edhe te tjetra nuk më pëlqeu. Tek e treta thashë nami të bëhet, pagova lekët, mbyll derën ajo goca e unë bëja si anglez. Veç kur më vjen ajo, e thotë "Kimikati?". Jam nga Gramshi tha. Dhe i thashë që më fiksuan çunat që hajde, hajde.”, tha ai duke shkaktuar të qeshura.

xux.png

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877