INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë sinjali priste?! Bora donte të bënte këtë gjë për Donaldin, por nuk u lejua nga Big Brother!

Çfarë sinjali priste?! Bora donte të bënte këtë gjë për Donaldin, por nuk u lejua nga Big Brother!

Publikuar më: 17:31 05-12-2021

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me moderatoren dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që t’i dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka. Gjatë spektaklit të së premtes, Donaldi tha se po priste një sinjal prej saj, gjë të cilën nuk e mori asnjëherë.

 Nga ana tjetër, ditën e sotme në “Fan Club”, moderatorja Dojna Mema sqaroi se moderatorja Bora Zemani, e cila ka njohje me stafin e Big Brother për shkak të punës, ka dashur të fusë gjëra nën dorë për Donaldin, por që është e ndaluar.

Ajo është ftuar ta bëjë këtë gjë publikisht, por nuk ka pranuar. Mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani ka reaguar për situatën e Donaldit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mes kritikave të ndjekësve për sjellen e tij, Bora thotë se Donaldi është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij. (SHIKO KETU).

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113