INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë skene! Bleona kërcënon organizatorin dhe tregon si u mbyll në banjë për të marrë lekët, këngëtarja shqiptare i nxjerr brekët! [FOTO]

Çfarë skene! Bleona kërcënon organizatorin dhe tregon si u mbyll në banjë për të marrë lekët, këngëtarja shqiptare i nxjerr brekët! [FOTO]

Publikuar më: 20:38 30-12-2018

Bleona Qereti është një prej artisteve më të mira të estradës shqiptare, e cila ka disa kohë që po zhvillon karrierën e saj në Amerikë. Gjatë karrierës së saj, ka përjetuar ngjarje të ndryshme ku shpesh herë ka ndihmuar kolegët që të marrin paratë e koncerteve.

Në intervistën e saj për Roza Latin, Bleona tregoi ngjarjen e një koncerti në Londër ku u mbyll në banjë për të marrë paratë. Nga kjo situatë, përfituan dhe artistët e tjerë duke marrë pagesën, përveç Mariza Ikonomit.

Bleona Qereti: Mariza nuk dëgjoi dhe doli në skenë ndërkohë që njerëzit brohorisnin tjetër emër dhe të nesërmen në mëngjes, kur koncerti kishte mbaroi, çdo gjë ishte në rregull dhe të gjithë ishim të kënaqur. Çohem në mëngjes për të pirë kafe dhe shoh Marizën aty. I them, 'Si kaluat mbrëmë? U kënaqët? U lodhët?' Mirë më thotë mua, po ju i morët lekët? I them, 'Urdhëro? Normalisht që i morëm lekët, ne lekët i marrim të para, çfarë është ky muhabet'. Dhe më thotë, 'Ai më tha mua që do ti jap në Tiranë, do ia jap një kushëririt tënd dhe duhet ta pres dy javë'. I thashë unë, 'Mariza, je në terezi? Nëse të ka thënë që i merr për dy javë, ti punën e ke bërë dhe s'ke për ti parë ato lekët kurrë.'

Dhe i them atij, 'O legen, hajde këtu. Si është e mundur që kësaj nuk ia ke dhënë lekët?' Ai, 'Po jo, çke jam marrë vesh me Marizën.' I thashë, 'Jo ti nuk je marrë vesh me Marizën, ne nuk ikim sot pa ia marrë lekët kësaj gocës', se mua më erdhi keq me thënë të drejtën. Dhe i thashë atij, 'Ne jo që nuk ikim, le ta humbim biletën e avionit e të gjitha, por ti do kesh problem shumë të madh nëse nuk ia jep lekët kësaj gocës.' I them asaj, 'Mariza, nxirre biletën ti shohim kur i kemi'. Ajo dridhej se situata ishte shumë e tensionuar, unë i bërtisja atij dhe nxjerr ajo një palë brekë e thotë, një sekondë se nuk po i gjej. Gjithë atë seriozitetin dhe kërcënimin tim e zhbëri për 2 minuta. Kam idenë që ai ia dha lekët, ne e humbëm avionin, por këto janë histori të bukura që më bëjnë për të qeshur.

 

qeret.png

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324