Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur shqiptarë, por sigurisht dhe të huaj.
Është padiskutim rrjeti social më i përdorur dhe më i preferuar nga të gjithë pas shumë sondazheve që janë kryer. Kohët e fundit është bërë trend që numri i ndjekësve në këtë platformë është sukses më vete dhe jo rrallë herë ndodh që kur personazhet e njohur arrijnë një numër të caktuar ndjekësish, gëzimin e tyre e ndajnë me fansat.
Këngëtarja shqiptare me më shumë ndjekës në Instagram është Enca me 2.1 milionë të tillë dhe një tjetër këngëtare shqiptare që ka kapur shifrat mbi 2 milion është Loredana.
Muajt e fundit Loredana ka fituar goxha ndjekës sepse ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë gjëra, skandalin në Zvicër, këngët e suksesshme, lindjen e vajzës, por edhe së fundmi për ndarjen e mundshme nga partneri i saj Mozzik.
Epo 2 milionë nuk janë pak!