Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.
Këngëtarja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë flet për fenomene shqetësuese sociale. Së fundmi ajo ka thënë se vajzat duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe dikush e ka kritikuar për deklaratën.
“Çka po të duket vetja ty që po e ngrit zanin për t’gjitha gratë?”, është fotografia e Doruntinës me një mbishkrim të realizuar nga një faqe në instagram.
Ndërkohë që nuk ka munguar as përgjigja e Taynës: “E pavarur, inteligjente, me vetëbesim të plotë. Ta kisha sugjeru edhe ty ta provosh se si është”.