INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë të ndryshoni në garderobën tuaj për një dimër më të bukur

Çfarë të ndryshoni në garderobën tuaj për një dimër më të bukur

Publikuar më: 16:20 19-01-2016

Ngjyrat janë terapia më e mirë për këto ditë të ftohta.

Disa mjekë madje e rekomandojnë si kurë për të hequr stresin, por çfarë mund të bëjmë kur temperaturat ulen dhe humori pëson luhatje? Nëse energjia juaj ka nisur të reduktohet nga mëngjeset e ërrëta, veshjet e njëjta dhe rutina e ditës, atëhere zgjidhja e vetme janë këto kombinime ngazëlluese për ta bërë ditën sa më motivuese.

 

  1. Mbani në duar një çantë qesharake


    Shtojini rrobave tuaja të errëta aksesorin ideal që nuk do e lëshoni nga dora.


  2. Mbështilluni me një pelush shumëngjyrësh


    Shtojini golfit tuaj të zi dhe pantallonave xhins një peliçe shumëngjyrëshe për të sjellë ndërmend ngrohtësinë pranverore.


  3. Lule lule dhe lule


    Nëse vetëm një detaj me lule nuk ju bën të lumtur, atëherë mos hezitoni të mbusheni nga koka te këmbët plot me të tilla, por përpiquni të jenë ngjyra të së njëjtës familje.


  4. Shtojini kombinimit tuaj një ngjyrë të theksuar


    E kuqja do ishte ngjyra ideale si për buzët, puloverin, pallton apo psje jo, edhe këpucët. Balancojeni atë me një ngjyrë blu të errët.


  5. Lidhni një fiongo në qafë apo kudo tjetër


    Edhe bluzës tuaj më e ngrohtë do i shkonte diçka e tillë. Për më tepër duket kaq stylish!


  6. Thuaje me fjalë…


    E keni kaq të vështirë të komunikoni këto ditë? Atëhere stmaponi diçka në veshjen tuaj dhe i keni thënë të gjitha!
Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555