Ajo është gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe nuk ka as kompleksin më të vogël të thotë të vërtetën edhe nëse bëhet fjalë për çështje delikate. Këtu hyn edhe fakti që ajo ka kryer disa ndërhyrje në trupin e saj dhe nuk është munduar aspak t’i fshehë, përkundrazi.
Roza është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të nxehta ku nuk ka hezituar të ekspozojë të pasmet e saj. Moderatorja shihet në një hotel në shoqërinë e mikeshave teksa shijojnë një gotë verë në xhakuzi.
"Ka qenë një javë e gjatë apo jo?", shkruan Roza në një nga pozat provokuese që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.